Salah drejt Arabisë Saudite, Liverpool vërsulet te Chiesa: Juventus rrit çmimin

Salah është një hap larg Al Ittihad dhe Liverpool është gati të trokasë në dyert e Juventus. Ditët e fundit të merkatos mund të jenë të nxehta në aksin Jeddah-Liverpool-Torino. Por një devijim mund të çojë edhe në Madrid. Po, sepse me dritën e gjelbër të Momo Salah për transferimin në Arabinë Saudite, Reds janë fokusuar sërish te Federico Chiesa. Italiani, për Klopp, është zëvendësuesi ideal për egjiptianin. Por Zonja e Vjetër nuk dorëzohet, i reziston avancimeve të Reds dhe kërkon të paktën 60 milionë për xhevahirin e tyre. Kërkesa sigurisht nuk do të ishte problem nëse Liverpool do të arkëtonte 115 milionë euro, të ofruara nga sauditët për transferimin e Salah. E Juve “shpëtimin” e sheh te Morata.

Bumi i merkatos së çmendur të Arabisë Saudite mund ta çojë Mohamed Salah te Al Ittihad i Benzema, Kanté dhe Fabinho. Egjiptiani, sipas asaj që raportohet, i ka çantat në dorë. Për të një pagesë stratosferike prej 200 milionë euro për tre vjet. Për Liverpool një propozim prej 115 milionësh, po ende jo në tavolinën zyrtare të Reds. Klopp ishte i sigurt: “Asgjë nuk ka mbërritur për Momo, por nëse do të arrinte diçka, përgjigja do të ishte jo. Salah është 100% i përkushtuar ndaj Liverpool dhe nuk ka asgjë për të folur.” Por milionat arabe janë joshëse dhe mund të riinvestohen në treg për të gjetur një zëvendësues. E në Anfield identikiti për zëvendësuesin e mundshëm të Salah është i qartë: Federico Chiesa.

 

TË PREFERUARIT E KLOPP
26 vjecari bardhezi është në listën e emrave të preferuar nga Reds, bashkë me Sané të Bayern Munich dhe Adeyemi të Borussia Dortmund. Por Chiesa është i preferuari, një talent që Klopp do të dëshironte në skuadër për të rritur normën teknike të skuadrës së tij. Një lojtar i kërkuar vazhdimisht nga Liverpool sezonet e fundit. Por Zonja e Vjetër ka mundur t’i rezistojë mbajtjes së xhevahirit ligur. Kërkesa e klubit të Juventusit për Chiesa është 60 milionë, as një euro më pak, dhe Reds po e mendojnë. Pasi të mblidhen 115 milionët nga Arabia, në fakt Liverpool do të kishte likuiditetin e nevojshëm për të fundosur goditjen.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top