Saimir Tahiri do të jetë i lirë të lëvizë nga shtëpia

Vendimi i gjykatës së Elbasanit i jep mundësi Saimir Tahirit të lëvizë nga shtëpia, edhe pse i ka mbetur një vit e 8 muaj burg nga dëimi alternativ. Në një nga pikat e vendimit thuhet se Tahiri mund të largohet nga shtëpia “për plotësimin e nevojave të domosdoshme famljare për të cilat shërbimi i provës është dakort”.

Kjo do të thotë se praktikisht Saimir Tahiri është i lirë të lëvizë, një fakt që është nënvizuar edhe nga avokati i tij. Lirimi i Saimir Tahirit nga burgu i Kosovës në Lushnje erdhi pasi ai ka në kujdestari dy fëmijët dhe bashkëshortja paraqiti një raport që tregon se është sëmurë. Tahiri u dënua për shpërdorim detyre në lidhje me trafikun e drogës që kryenin kushërinjtë e tij, Habilajt.

Tahiri u dënua për shpërdorim detyre me 3 vite e 4 muaj burg, pasi trupi gjykues e shpalli fajtor me argumentin se ka lejuar kultivimin e kanabisit, gjatë kohës që ka qenë në postin e ministrit të brendshëm.

Prokuroria kërkoi dënimin e tij me 12 vite burgim, me akuzat e rënda: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal.

Por Apeli e akuzoi atë vetëm për shpërdorim detyre, duke qenë se sipas gjykatës, për shkak të lidhjeve të tij me vellezërit Habilaj, të akuzuar për trafik të sasirave të mëdha të marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë, ka favorizuar aktivitetin e tyre kriminal.

Sipas gjykatësit “rezultojnë të provuara lidhja e qëndrueshme në kohë me Moisi Habilajn dhe Artan Habiljan. Lidhje të tilla të pashpjegueshme me ministrin e Brendshëm, kanë krijuar premisë më të favorshme për infiltrimin e grupit kriminal në radhët e policisë dhe të shtetit, me pasojë vështirësi dhe pengesa shtesë në parandalimin dhe luftimin e këtyre veprimtarive kriminale, shoqëruar në të njejtën periudhë dhe me bashkëpunimin në një shkallë të lartë të një numri punonjësish të Policisë së shtetit dhe agjencive të tjera ligjizbatuese, e shoqëruar me vazhdimësinë e ushtrimit të suksesshëm të aktivitetit kriminal të trafikimit të narkotikëve nga Moisi Habilaj, në kuadër të një organizimi kriminal që merrej me këtë veprimtari”.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top