Sa vjeç bën sot Sophia Loren, ylli i kinematografisë botërore

Në këtë pikë, është praktikisht e tepërt të quhet Sophia Loren një simbol i bukurisë, ajo është shumë më tepër se kaq. Diva e kinematografisë ndërkombëtare dhe pa diskutim një nga artistet më të mëdha të të gjitha kohërave, Sophia Loren feston sot 90 vjetorin e lindjes së saj.

Karriera e Sophias nisi në fillim të viteve 1950, së pari me emrin Sofia lazzaro dhe më pas Loren. Ajo ka fituar dy çmime Oskar, në 1962 për aktoren më të mirë në filmin “La Ciociara” të De Sica.

Loren numëron edhe pesë “Golden Globes”, një Luan i artë (për karrierën e saj në 1998), një Grammy, një “Coppa Volpi” ne Venecia, një çmim në Festivalin e Filmit në Kanë, një Ari i Artë për arritjet në jetë në Festivalin e Filmit në Berlin, një çmim BAFTA, 11 çmime “David di Donatello” dhe katër çmime “Nastri d’Argento”.

Që nga momenti kur ajo nënshkroi një kontratë me pesë filma me Paramount në 1958, fituesja e Oskarit u bë sinonim i magjepsjes italiane.

Por jo vetëm kaq, ajo tregoi dhe talent të lartë në aktrim dhe pak më pak në jetë, por gjithsesi nuk mbetet aq skandaloze sa ca aktore të tjera.

Shikoni momentet më me stil nga Epoka e Artë e Hollivudit ku Loren shfaqet e veshur në fustane me brez Pierre Balmain dhe kostume të personalizuara Dior nga Marc Bohan.

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top