Sa të ketë shtesë fiton Partizani: Taipi dënon Laçin dhe Abilaliaj bën katër në katër

Partizani dhe Arbër Abilaliaj janë lidhur me një sindromë të çuditshme: me drejtorin sportiv në pankinë të kuqtë marrin fitoren e katërt në katër ndeshje, por të katër ndeshjet i kanë fituar në shtesë. E pëson nga “zona Partizani” edhe Laçi i dorëzuar në minutën e 94′. Taipi i dha fitoren që bashkon të kuqtë me Egnatian në krye të renditjes.

Një ndeshje e komplikuar mes dy skuadrave që kërkonin fitoren. Josa për tu kthyer te suksesi, Partizani për të mos lejuar shkëputjen e rrogozhinasve. Një 90 minutësh i barabartë i luftuar në çdo cep të fushës. Megjithatë, munguan rastet për shënim munguan. Ndoshta për faktin se askush nuk guxoi të dilte në aventurë, apo se ishin të ndërgjegjshëm se skuadra që ndëshkohej do ta kishte të vështirë të rikuperonte më pas. Pak hapësira shumë kontratse e në fund asnjë gol në pjesën e parë.

 

Nuk është se ndryshoi shumë në pjesën e dytë, përtej impenjimit të skuadrave për të bërë më shumë. Taipi, që mori vendin e Bilalit i dha më shumë frymëmarrje lojës së të kuqve. Laçi mundohej të mbante fushën, dukshëm i kënaqur me faktin që nuk po humbiste. Por ashtu si ndodhi në fazën e parë në kryeqytet, edhe këtë herë shtesa ishte fatale për kurbinasit. Taipi shënoi në minutën e 94′ golin që i jep fitoren e katërt radhazi të kuqve me Abilaliaj në pankinë. Një devijim i mjaftueshëm që Partizani të bashkohet me Egnatian në kreun e renditjes.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top