Ryan Reynolds zbulon incidentin me Denzel Washington

Ryan Reynolds zbuloi së fundmi incidentin me  Denzel Washington gjatë xhirimeve të “Safe House” në vitin 2012.

Gjatë një diskutimi në Toronto Film Festival të premten, Reynolds — i cili aktualisht po promovon dokumentarin që ka prodhuar, “John Candy: I Like Me”  kujtoi se gjatë xhirimit të skenës përfundimtare telefoni i tij u ndez ndërsa personazhi i Washington po vdiste.

“Telefoni i kujt është ky?” bërtiti Washington, sipas Reynolds. “Është plagosur, i lënduar, po vdes, pranon të gjitha gjërat që ka bërë gabim. Lotët fillojnë të rrjedhin në fytyrën e tij. Dhe papritmas dëgjon — dhe kjo është tentativa e dytë, sepse tentativa e parë pati një problem teknik — ne dëgjojmë [Frank Sinatra duke kënduar] ‘Come fly with me, let’s fly, let’s fly away.’”

Kënga e Sinatra-s ishte ringtone-i i Reynolds në atë kohë. Pas pyetjes së Washington se kujt i përkiste telefoni, Reynolds bëri sikur nuk dinte asgjë.

“Ngrihem dhe shoh të gjithë stuntmen-at përreth meje dhe them, “Telefoni i kujt është ky? E papranueshme!’” tha ai.

“[Asistenti i regjisë] tha, ‘D, mund të bësh një tjetër xhirim?’ Dhe [Washington] tha, ‘Do të duhet, apo jo?’ Unë thashë, ‘Po, për shkak të stuntmen-ëve! E papranueshme!’”

Pavarësisht incidentit në sheshxhirim filmi “Safe House” fitoi 208 milionë dollarë  me një buxhet relativisht të vogël, duke u bërë një sukses i papritur për Universal Pictures në tremujorin e parë të vitit 2012.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top