Forcat ruse kanë goditur infrastrukturën portuale të qytetit jugor ukrainas Odesës me dronë “Shahed” shumë afër kufirit me Rumaninë e cila është vend anëtarë i NATO’s kanë thënë të mërkurën nga ushtria ukrainase.
Që nga largimi i Rusisë nga marrëveshja e grurit e cila lejonte qarkullimin e anijeve me drithëra në Detin e Zi, Kremlini ka shpeshtuar sulmet ndaj infrastrukturës portuale të Ukrainës nga ku eksportohet gruri. Nga 17 korriku, Rusia ka sulmuar rregullisht Odesën me dronë dhe raketë sidomos portin e saj.
The consequences of a night attack by the #Russian Armed Forces on the port infrastructure in the Odessa region
As a result of the arrivals, fires broke out at industrial and port facilities, and a grain elevator in Izmail was damaged. pic.twitter.com/4eN2LDYCQD
— News_on the Blocks (@black61447) August 2, 2023
Nga ushtria ukrainase kanë thënë se sulmet janë zhvilluar në zonën e lumit të Danubit në kufirin Ukrainë-Rumani duke mos dhënë detaje tjera. Tre portet ukrainase në rrjedhën e Danubit momentalisht janë ende funksionale, raporton The Associated Press.
Komanda Operacionale e Jugut në Ukrainë ka thënë se qëllimi i rusëve ishte shkatërrimi i infrastrukturës portuale dhe infrastrukturore të rajonit. Si pasojë e sulmit flakët kanë nisur në ambientet e portit duke dëmtuar rezervat e grurit.