Rusia sulmon Kievin me raketa dhe dronë, të paktën 8 viktima e dhjetëra të plagosur

Një sulm i madh rus me raketa dhe dronë goditi Kievin të enjten në mëngjes, duke shkaktuar të paktën tetë viktima dhe dhjetëra të plagosur, njoftoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Këto raketa dhe dronë rusë janë një përgjigje e qartë për të gjithë ata që prej javësh kërkojnë armëpushim dhe diplomaci. Rusia zgjedh raketat balistike në vend të tryezës së bisedimeve”, tha Zelensky në një reagim në X, duke kërkuar sanksione të reja ndaj Moskës dhe një reagim nga Kina.

Sipas autoriteteve lokale, mes viktimave ishte edhe një vajzë 14-vjeçare dhe një fëmijë tjetër. Mbi 20 zona të kryeqytetit u goditën, përfshirë një pallat pesëkatësh në lagjen Darnytskyi, ku dëmet ishin të mëdha. Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në mbarë qytetin, ndërsa qindra banorë u strehuan në stacionet e metrosë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top