Sergei Naryskin, kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Rusisë (SVR), citoi informacione të papublikuara, ku sipas tij Polonia po kërkonte të merrte kontrollin e Ukrainës perëndimore.
Polonia e mohoi pretendimin, duke thënë se ishte dezinformim i përhapur nga Moska.
Kujtojmë se pak ditë para pushtimit rus të Ukrainës, konkretisht më 21 shkurt 2022, Vladimir Putin i referohej territoreve të Ukrainës perëndimore ekskluzivisht si territore që u “konfiskuan dhe u transferuan” nga Polonia, Hungaria dhe Rumania.
Polonia kishte kontroll mbi disa toka që tani janë pjesë e Ukrainës në periudha të ndryshme në të kaluarën, më së fundi midis dy luftërave botërore. Ukraina perëndimore, duke përfshirë qytetin e Lviv, u mor nga Bashkimi Sovjetik në fund të Luftës së Dytë Botërore.
SVR, e cila pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991 mori përsipër pjesën më të madhe të përgjegjësive të KGB-së të periudhës sovjetike, nuk i ka publikuar shifrat e saj dhe Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte akuzat.