Rusia planifikoi sulm ndaj Japonisë dhe Koresë së Jugut, zbulon dokumenti i zbuluar

Rusia ka planifikuar sulme ndaj Japonisë dhe Koresë së Jugut në rast të konfliktit në Lindje të Largët.


Që nga viti 2013-2014, Rusia ka përpiluar plane për ta sulmuar Japoninë dhe Korenë e Jugut përfshirë sulmet ndaj infrastrukturës civile, sipas detajeve të nxjerrura nga dokumente të rrjedhura ushtarake të publikuara nga The Financial Times.

 

Dokumenti përfshin rreth 160 shënjestra potenciale përfshirë baza ushtarake, instalacione radarësh, qendra komanduese si dhe ura, tunele, centrale energjetike, objekte industriale.

 

Mes shënjestrash ishte edhe centrali bërthamor në Tokai të Japonisë si dhe fabrikën e çelikut në Pohang të Koresë së Jugut.

Dokumentet gjithashtu shfaqin se si Rusia testoi mbrojtjën e vendeve fqinje ku në shkurt të vitit 2014, dy bombardues Tu-95 bënë një fluturim 17 orësh rreth Koresë së Jugut dhe Japonisë duke provokuar reagimin e 18 aeroplanëve ushtarak.

Kjo ishte pjesë e operacioneve rutinore për analizimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendeve rajonale.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top