Rusia nxjerr në shitje shtëpinë e Zelnskyt në Krime

Rreth 100 prona të shtetëzuara më parë “nga oligarkët ukrainas” së shpejti do të dalin në shitje në Krime, duke përfshirë apartamentin e Vladimir Zelensky. Kështu deklaroi kreu i parlamentit të Krimesë, Vladimir Konstantinov, siç raporton Ria Novosti.

Vendimi u mor nga Parlamenti i Krimesë, i cili zgjeroi listën e pronave të shtetëzuara, që përfshinte asetet e oligarkëve dhe politikanëve ukrainas, si dhe apartamentin e familjes Zelensky në Livadia.

Sipërfaqja e saj është rreth 100 m2. Paratë e mbledhura nga shitja e apartamentit do të përdoren për nevojat e “operacionit special”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top