Kjo ndihma e jashtme do të ofronte një lehtësim të përkohshëm, por nuk zgjidh mungesat strukturore të Rusisë që po shpërfaqet me shmangien e rekrutimit nga qytetarët rus.
Instituti për Studimin e Luftës (ISW) raporton se Rusia po shqyrton një plan për të angazhuar rreth 100,000 persona nga Koreja e Veriut për të përballuar humbjet dhe presionet në luftën kundër Ukrainës.
Kjo masë vjen ndërsa autoritetet ruse përpiqen të shmangin reagimet negative në shoqërinë ruse me pezullimin e valëve të mobilizimit të detyrueshëm ushtarak, aspak i pëlqyeshme në vend.
Sipas ISW, ky personel do të kompenson humbjet ushtarake të Rusisë për më pak se tre muaj, duke ofruar vetëm një lehtësim të përkohshëm. Kjo mund të vonojë mobilizim të mëtejshme të rezervistëve rusë, por nuk adreson problemet më të mëdha me fuqinë punëtore.
Plani për të sjellë personel nga jashtë nuk do të zgjidhë mungesën e miliona punëtorëve që Rusia po përjeton për shkak të krizës demografike dhe luftës. Këto mungesa ndikojnë jo vetëm në frontin ushtarak, por edhe në bazën industriale të mbrojtjes, duke e bërë të vështirë për Rusinë të mbështesë përpjekjet e saj ushtarake në periudha afatmesme si dhe afatgjatë.
Kjo masë tregon sfidat e thella strukturore me të cilat po përballet Rusia në përpjekjen për të ruajtur fuqinë e saj ushtarake në konfliktin e gjatë me Ukrainën.
ISW has repeatedly observed efforts by Russian authorities to delay highly unpopular involuntary reserve call-ups. The gradual deployment of 100K North Korean personnel could help alleviate some of these concerns in the short term while increasing pressure on Ukrainian forces. https://t.co/lXL6D54KQ5 pic.twitter.com/4UUkOOZozZ
— Institute for the Study of War (@TheStudyofWar) November 18, 2024