Rusia me valë të re sulmesh me dronë në qytetet e Ukrainës

Rusia kreu një seri të re sulmesh me dronë në qytetet ukrainase, duke përfshirë kryeqytetin Kiev, por shumica e tyre u zmbrapsën nga mbrojtja ajrore e Ukrainës, tha të mërkurën ushtria e këtij vendi. Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës tha se shkatërroi 21 nga 26 dronët Shahed-136/131 – të prodhuar nga Irani.

Dronët u nisën nga rajoni rus, Brijansk, dhe nga bregu lindor i Detit Azov, tha Komanda Ajrore. Një alarm katërorësh për sulme ajrore u shpall në Kiev dhe në disa rajone të tjera. Administrata ushtarake e kryeqytetit tha se të gjithë dronët që kishin në shënjestër Kievin, u rrëzuan, por nuk e specifikoi numrin e tyre.

Në Dnipro, një dron goditi ndërtesën e administratës së qytetit, tha kreu i administratës ushtarake rajonale, Serhiy Lysak, përmes një deklarate në Telegram. “Një zjarr ka shpërthyer, por ai tashmë është shuar. Nuk ka banorë të plagosur. Ekipet e shpëtimit janë ende në vend të ngjarjes”, tha ai. Shpërthime u raportuan edhe në Çerkasi, Dnipropetrovsk dhe Zaporizhja.

Në rajonin e Donjeckut, forcat ruse, të kryesuara nga mercenarët e grupit Wagner, vazhduan sulmet në qytetin e Bahmutit, i cili mbetet pika më e nxehtë e luftimeve tash e sa muaj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top