Ruiz dhe Hakimi likuidojnë Arsenal: PSG shkon në finalen e Champions kundër Inter

Do të jetë Inter – PSG finalja e Champions League 2024/2025. Pas fitores minimale në Londër, skuadra e Luis Enrique fitoi 2-1 ndaj Arsenal në ndeshjen e kthimit në “Parc des Princes” dhe siguron biletën për aktin final të turneut, për herë të dytë në histori, që është planifikuar të luhet më 31 maj në Mynih.

 

Në “Parc des Princes”, në pjesën e parë Donnarumma shpëtoi parisienët me dy pritje të mëdha. Përgjigja e francezëve erdhi me një goditje me të djathtën e Kvaratskhelia që u përplas në shtyllë. Sinjali i rikthimi të PSG dhe Ruiz (27’) zhbllokoi ndeshjen me një goditje të fuqishme me të majtën. Në pjesën e dytë, më pas, Raya priti një penallti ndaj Vitinha (69’), por Hakimi (72’) dyfishoi me të djathtën. Saka (76’) nuk u mjaftoi anglezëve për ta kthyer sfidën në binarët e duhur, pas edhe një ndërhyrjeje tjetër vendimtare të Gianluigi Donnarumma.

 

Në portat e Parajsës. PSG, falë edhe një herë pritjeve të Gianluigi Donnarumma, siguroi biletën për finalen e Champions League kundër Inter më 31 maj në Mynih. Sinjali i një misioni të përmbushur vjen me një fitore 2-1 kundër Arsenal në një Park të Princave në festë, i ndihmuar që në fillim të ndeshjes nga pritjet e portierit italian, më i miri në fushë edhe në Emirates.

Në Mynih, skuadra e Luis Enrique do të kërkojë, në finalen e saj të dytë, të parën Champions në histori, përmbushjen e atij obsesioni që ka kaluar të gjithë epokën e emirëve dhe që tashmë është më afër me një skuadër me më pak yje individualë, por me më shumë kampionë të zotë që dinë të luajnë edhe si ekip. Si Kvaratskhelia, fantastik si në sulm ashtu edhe kur ndihmon në mbrojtje. PSG dhe të rinjtë e tij, aura e tij si ekipi i së ardhmes përveçse e së tashmes, do të jetë një pengesë shumë e vështirë për Inter. Ashtu siç do të ishte edhe Arsenal, i ndalur jo vetëm nga pritjet e Donnarumma, por edhe nga kufizimet e veta në sulm – ato që bënë që të mos vinte goli në ato 15 minutat e para absolutisht të dominuara, dhe që do ta kishin ndryshuar lojën.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top