Rubio: Putini ka pranuar takimin me Zelenskyn, Washingtoni po e organizon

Senatori amerikan Marco Rubio, në një intervistë televizive për Fox News njoftoi se Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe tani Washingtoni po punon për të organizuar këtë takim.

Rubio vuri në dukje rolin që ka luajtur deri tani Donald Trump, duke theksuar se ai është i vetmi lider në botë që mund të komunikojë njëkohësisht me Zelenskyn dhe Putinin dhe t’i sjellë ata në të njëjtin tavolinë për bisedime.

Ai gjithashtu theksoi se pas përfundimit të luftës, Ukraina ka të drejtën sovrane të nënshkruajë marrëveshje sigurie jo vetëm me SHBA dhe vendet europiane, por edhe me shtete të tjera, duke theksuar se kjo do të jetë themeli i stabilitetit të ardhshëm të vendit.

“Nuk është vetëm NATO-ja; ne kemi marrëveshje të ngjashme me Korenë e Jugut, Japoninë, dhe edhe vende të tjera kanë marrëveshje të ngjashme ndërmjet tyre”, shtoi Rubio.

Ai theksoi se njohja e kësaj të drejte për Ukrainën është tashmë e pranuar gjerësisht, madje edhe nga ana ruse. Sipas tij, kjo ndodhi për herë të parë nën presionin ose nxitjen e Trump.

“Një Ukrainë pas përfundimit të konfliktit ka të drejtën të nënshkruajë marrëveshje sigurie me shtete të tjera. Ne do të bashkëpunojmë me aleatët tanë europianë, por edhe me shtete jashtë Evropës, për të siguruar një garanci të tillë sigurie. Kjo duhet të hyjë në fuqi pas një marrëveshjeje paqeje, që Ukraina të ndihet e sigurt në të ardhmen”, shtoi ai.

Rubio gjithashtu sqaroi se Washingtoni nuk po ofron më armë apo para për Ukrainën, por kryen vetëm shitje të pajisjeve ushtarake.

Siç shpjegoi ai, kostoja e këtyre pajisjeve mbulohet nga vendet europiane, të cilat përdorin NATO-n për blerjen dhe transportin e armëve drejt Kievit.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top