Ruanda i bën “gol” Britanisë, nuk do t’i kthejë paratë për strehimin e emigrantëve

Qeveria e Ruandës ka paralajmëruar se nuk parashikon të kthejë fondet që tashmë i janë dhënë asaj nga Londra në lidhje me marrëveshjen për dëbimin e azilkërkuesve që nënshkroi me Britaninë. Kjo marrëveshje u anullua nga qeveria Starmer pasi fitoi zgjedhjet në vend.

Të shtunën, dy ditë pas fitores dërrmuese të partisë së tij në zgjedhjet e përgjithshme, kryeministri i ri, Keir Starmer njoftoi se po braktiste nplanin për të dëbuar azilkërkuesit dhe migrantët e parregullt në Ruandë. Udhëheqësi laburist tha se plani i hartuar nga qeveria e mëparshme konservatore ishte “i vdekur”.

Londra tashmë i ka dhënë Kigalit 240 milion £ sipas planit që kur u njoftua nga ish-kryeministri Boris Johnson në prill 2022. Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar vendosi nëntorin e kaluar se projektligji nuk ishte në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Megjithatë, në prill Dhoma e Komunave e miratoi atë, pas një përplasjeje të pafundme me Dhomën e Lordëve.

“Duhet të bëhet e qartë, kthimi i parave nuk ishte kurrë pjesë e marrëveshjes,” këmbënguli qeveria, duke kujtuar se ishte Britania ajo që iu afrua Ruandës, duke ofruar bashkëpunim.

Marrëveshja u rishikua nga gjykatat dhe madje u ndryshua pas vendimeve të gjykatës, u dorëzua në Parlament dhe përfundimisht u bë një traktat midis dy vendeve, shpjegoi ai, duke shtuar se “traktatet parashikojnë klauzola të daljes”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top