RTSH është institucioni i publikut, jo një kompani private, as zgjatim i interesave partiake. Nuk mund ta drejtojë një person që nuk ka vizion, përvojë menaxheriale, apo njohje të thellë të strukturës së medias publike. Në vend të një platforme të diskutuar, patëm një votim të verbër për një emër që dihej më parë.
Kam konkurruar në SHBA, në Evropë, dhe kam fituar. Kam marrë vlerësime maksimale nga portale të pavarura. Në Shqipëri, pavarësisht mbështetjes së qindra kolegëve brenda RTSH-së, fitorja më u mohua pa asnjë arsye. Por ajo që më jep forcë, është mbështetja e tyre dhe dëshira që të jem në krye si një simbol i ndershmërisë dhe profesionalizmit.
Ky institucion po falimenton me qëllim, ndoshta për t’u shitur më pas lirë. Por nëse ndodh kjo, unë do jem aty. Do të marr pjesë në çdo ankand, për të siguruar që RTSH të rikthehet në shërbim të publikut, jo të mafies.
Kam informacione të sigurta se Parlamenti i ri do shkrijë këtë këshill drejtues brenda fundit të majit. Dhe kjo është një dritë jeshile për gjithë ata që besojnë se Shqipëria duhet të udhëhiqet nga vlerat e meritës, jo nga emërimet politike.
Unë nuk jam dorëzuar. As nuk do dorëzohem. Sepse Shqipëria ka nevojë për bijtë e saj që e duan vërtet. Dhe një nga ata, jam une.
Flamur Buçpapaj.