“Rrugë pa kthim!” Zbardhen diskutimet me dyer mbyllur

Zbardhen diskutimet brenda mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ku është folur për aksionin opozitar.

Janë zbardhur diskutimet mes demokratëve, mes tyre dhe qëndrimin e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

“Faleminderit të gjithëve për aksionin që zhvilluam të hënën në Kuvendin e Shqipërisë. Më besoni që është jetike për opozitarizmin në vend ky reagim, pasi mazhoranca nuk na ka lënë asnjë rruge tjetër dhe kërkon të na poshtërojë. Ne nuk mund ta lejojmë këtë. Ne do të vazhdojmë të jemi shumë të vendosur në kërkesat tona.
Jetë parlamentare normale nuk do të këtë, pasi na është mohuar çdo e drejtë për Komisionet Hetimore Parlamentare ai dhe për ndryshimin e anëtarëve ne komisionin e posaçëm te reformën zgjedhore. Përveç se nuk do të këtë jetë parlamentare, ne do të bllokojmë normalitetin e komisioneve parlamentare. Sot (dje) propozoj që ne mbledhjen e Sekretariatit të Etikes të shkojmë të gjithë deputetet, pasi vendimmarrjen e tyre janë abuzive. Do të bllokojmë punimet e këtij sekretariati. Ndërsa nesër (sot) qe në orën 9:30 do të jemi të gjithë në Konferencën e Kryetareve për të bllokuar edhe aty punimet e kësaj mbledhjeje. Të kemi te qarte që kjo është një rrugë pa kthim. S’mund te lejojmë që mazhoranca të na nëpërkëmbë dhe të na poshtërojë. Kjo do të marre fund.”, tha Bardhi.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top