“Rritje pagash së shpejti”, Rama: Muajin tjetër, pesë mijë lekë më shumë për pensionistët

Kryeministri Edi Rama njoftoi se pagat për disa kategori do të rriten sërish. Rama shtoi gjithashtu 5 mijë lekë më shumë në pensionet e tyre.

“Jemi në kushtet e një mundësie të re. Një mundësi që do ta shfrytëzomë në të mirë të njerëzve, pas rritjes së pagës minimale, tani mund të shkojmë drejt rritjes së pagës mesatare. Do të kemi një rritje të shkallëzuar së shpejti për një pjesë. Jemi sot në kushtet kur mund t’ju themi edhe pensionistëve se zotimin për të shpërndarë taksën e jashtëzakonshme, që vumë mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë do ta mbajmë. 50 mijë lekë në drejtim të tyre, bashkë me pensionet që do të marrin herën tjetër”, tha Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top