Rritet sërish nafta në Shqipëri (Çmimet e reja)

Bordi i Transparencës ka zhvilluar këtë të premte, më 3 prill 2026, mbledhjen e radhës, ku ka vendosur çmimet e reja për shitjen e nënprodukteve të naftës në vend.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës, i standardit SSH EN 590 nuk duhet të jetë më shumë se 224 lekë/litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë jo më shumë se 212 lekë/litër.

Ky ndryshim vjen në zbatim të Aktit Normativ të miratuar sot, ku niveli i akcizës është ulur me 20%, duke reflektuar një ulje prej 9.5 lekë/litër së bashku me TVSH-në.

Ndërkohë, për benzinën, Bordi ka vendosur që çmimi i shitjes me pakicë të jetë jo më shumë se 181 lekë/litër, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top