Rriten temperaturat, parashikimi i motit për sot

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje kryesisht prej orëve të mesditës e pasdite.

Reshje shiu me intensitet të ulët në zonën e jugut dhe shtrëngata afatshkurtra të izoluara kryesisht në lindje e juglindje të vendit në orët e mesditës deri ato të pasdites. Ndërprerje graduale e reshjeve pas orëve të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi 7m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top