Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi nga shqyrtimi i çështjes “Sterilizimi”, duke argumentuar se ajo nuk ka pranuar të japë një vendim të arsyetuar për rëndimin e akuzës ndaj tij. Bëhet me dije se në fakt kërkesa e Beqajt është rrëzuar nga gjykata. Seanca për çështjen “Sterilizimi” vijon, dhe çështja do të shqyrtohet më tej në gjykatë.
Ish-ministri Ilir Beqaj akuzohet për veprimet ose mosveprimet që kanë të bëjnë me miratimin dhe nënshkrimin e një kontrate koncensionare për sterilizimin, duke i miratuar ato në kundërshtim me rregullat dhe aktet ligjore e nënligjore të zbatueshme për koncesionet. Dosja e sterilizimit ndodhet ende në fazën paraprake, ndërkohë që së fundmi akuza ndaj Beqajt u ndryshua nga “Shpërdorim detyre” në “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal”.