Rrëzohet kërkesa e Bardhit për mocion me debat për dokumentarin e Rai 3

Ka nisur seanca plenare në kuvend. Kërkesa e kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhit për mocion me debat për emisionin e RAI 3, nuk është pranuar nga kryetarja Lindita Nikolla.

‘Së pari kur lexon njoftimet, të lutem lexoji nga fillimi në fund. Duhen lexuar me korrektësi, ajo shkresa 2164 protokoll ka dhe një pikë zonja kryetare që ju e anashkaluat.’, tha Bardhi.

Sot parashikohet të diskutohen 13 pika në rendin e ditës, mes të cilave 5 janë projektligje. Në parlament pritet të ngrihen dy komisione, ai për Antikorrupsionin dhe Dezinformimin. Në krye të komisionit për Antikorrupsionin pritet të jetë Fatmir Xhafaj, ndërsa kryetar i Komisionit për Dezinformimin pritet të jetë Erion Braçe.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top