Rrëzohet helikopteri në alpe, tre të vdekur

Një aksident i rëndë është regjistruar në alpet zvicerane ku është rrëzuar një helikopter. Mësohet se nga ky aksident kanë humbur jetën tre persona dhe janë plagosur tre të tjerë.

Ngjarja u regjistruar të martën në malin Petit Combin në Alpet zvicerane. Helikopteri është rrëzuar në lartësinë 3668 metra mbi nivelin e detit, për një arsye ende të papërcaktuar.

Në helikopter ishin pilot, një udhërrëfyes malor dhe katër klientë të tij. Shtatë helikopterë janë dërguar në vendngjarje në kuadër të operacionit të shpëtimit.

Dy të plagosurve iu dha ndihma e parë përpara se të transportoheshin me avion në një spital në kryeqytetin e kantonit ëallis, Sion. Një person i tretë u shpëtua pak kohë më vonë, tha policia.

“Tre pasagjerët e tjerë për fat të keq u gjetën të vdekur”, thuhet në deklaratë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top