‘Rrethi i besimit’, lojtarët emocionojnë teknikun, Pioli jep të dhëna për të ardhmen: “Po studioj anglisht”

Pas barazimit me Salernitanën, Stefano Pioli ka përshëndetur kuqezinjtë pasi drejtoi Milan për herë të fundit. “Është mbrëmja e falënderimeve dhe kështu do të filloj duke falënderuar njerëzit që më donin këtu. Ata që më mbështetën dhe më dhanë mundësinë të stërvitja një klub fantastik – tha trajneri me sy të përlotur mes duartrokitjeve të San Siros -. Një falenderim për pronarët, për të gjithë punonjësit e Casa Milan dhe Milanello, për stafin tim që ka bërë një punë të shkëlqyer dhe për lojtarët e mi që janë të veçantë”. Pastaj një të dhënë për të ardhmen: “Dua të bëj diçka të veçantë si ajo që ndodhi këtu, mund të ketë lajme për 10-15 ditë. Unë jam duke studiuar anglisht…”.

“Pastaj, faleminderit të gjithë tifozëve, jeni kaq shumë dhe na stimuluat dhe na dhatë energji të pabesueshme, që ne u përpoqëm ta vendosnim në fushë – shtoi trajneri i kuqezinjve ndërsa i gjithë San Siro këndonte “Pioli is on fire” (Pioli është në zjarr) –. Ne humbëm dhe vuajtëm së bashku. Fituam dhe u gëzuam së bashku. Emocionet që kemi jetuar do të mbeten brenda nesh. Futët zjarrin në zemrën time dhe do të mbetet gjithnjë ndezur. Nuk do tju harroj kurrë”.

Ndeshja e fundit me Milano për Stefano Pioli, Olivier Giroud dhe Simon Kjaer (dhe gjithashtu Antonio Mirante) të cilëve San Siro u dha duartrokitje të gjata dhe shumë banderola të dedikuara. Një surprizë për teknikun, megjithatë, erdhi nga vetë lojtarët e tij. E gjitha skuadra e rrethoi trajnerin e kuqezinjve për ta duartrokitur. Pioli, i emocionuar, ia ktheu duke i përshëndetur një nga një.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top