Rrëshqitje masive dherash në Librazhd, dhjetëra banesa të dëmtuara

Rrëshqitje masive të tokës janë regjistruar këtë të shtunë në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër, të bashkisë së Librazhdit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë.

Sipas të dhënave paraprake nga terreni , rrëshqitjet e para janë vënë re rreth orës 14:30, ndërsa pas rreth një ore fenomeni është riaktivizuar, duke zhvendosur sipërfaqe të mëdha dheu. Në orët e vona të pasdites, rrëshqitja është përshkallëzuar edhe më tej, duke përfshirë një bllok banimi, ku janë dëmtuar lehtë dhjetëra shtëpi dhe shtatë të tjera rëndë.

Mësohet se rrëshqitjet kanë prekur më së shumti Lagjen Hoxha si dhe të gjithë zonën ku dikur ndodhej depo e furnizimit me ujë të qytetit të Librazhdit, duke rritur rrezikun për banorët dhe infrastrukturën përreth.

Ky nuk është rasti i parë që fshati Spathar i Librazhdit përballet me fenomene të tilla, pasi edhe vite më parë janë regjistruar rrëshqitje masive, çka e bën zonën të njohur për problematikat gjeologjike.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top