Rrëshqitje dheu dhe bllokim të disa akseve, moti i keq shkakton dëme në Shkodër

Moti i keq me erëra të forta dhe reshje shiu ka krijuar probleme në Shkodër, në segmentin rrugor Prekal-Kir. Në disa pjesë të këtij aksi rrugor u krijuan probleme pasi gjatë natës ka pasur rrëshqitje të mëdha të rrugës. Kjo ka sjellë bllokimin e rrugës për automjetet.

Banorëve u bëhet apel që të bëjnë kujdes në këtë segment rrugor.

“Në bashkine Shkoder ka reshje me intensitet te mesem dhe ere te forte. Nuk raportohen probleme.
* Ne bashkise Malesi e Madhe vijojne reshjet e shiut me intesitet te larte te shorequar me ere te forte, aktualisht tani nuk raportohen probleme.

* Nga strukturat MC te Bashkise Vau Dejes informohemi se ka mungese te energjise elektrike ne te gjitha fshatrat Njad Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak mungon pltesisht energjija elektrike.

* Ne Bashkine Puke vijon te kete reshje shiu dhe ere e forte.

Deri ne keto momente nuk raportohen probleme.

* Ne territorin e bashkise Fushe Arrez raportohen shkarje guresh dhe dherash ne rruge rurale.

* Nga DRV Shkoder informohemi se qarkullimi vijon pa probleme, firmat mirembajtese jane ne gadishmeri me mjete dhe punetore.

* Nga DrUK Lezhe informohemi se nga reshjet e shiut prej rreth 10mm gjate 24 oreve nuk jane shkaktuar probleme ne infrastrukturen e kullimit.”, thuhet në njoftim.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top