Rrëmbimi i policëve të Kosovës, KFOR mbërrin në vendngjarje

Forcat ushtarake të KFOR-it kanë mbërritur në vendin ku janë rrëmbyer këtë të mërkurë tre policët e Kosovës nga pala serbe.

Mësohet se forcat e KFOR-it kanë arritur në fshatin Bare, vend ky i cili ndodhet në komunën e Leposaviqit, rreth 300 metra në brendësi të territorit të Kosovë.

Sakaq sipas policisë njësia policore ka qenë duke kryer një patrullë “thellë brenda territorit të Kosovës” për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, që sipas këtij institucioni shfrytëzohen nga grupet kriminale” për kalim ilegal dhe kontrabandë, raporton Telegraf.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top