Rrëmbimi i 3 policëve/ Kurti: Agresion ndaj shtetit tonë, na befason heshtja e ndërkombëtarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur pas përfundimit të Këshillit të Sigurisë, ku ka thënë se në këtë mbledhje është diskutuar për katër komunat në veri të vendit si dhe brezin kufitar.

Kurti ka thënë se rasti i djeshëm i rrëmbimit të policëvë është agresion ndaj shtetit tonë dhe hakmarrje.

“Rasti i djeshëm ishte agresion ndaj shtetit tonë dhe hakmarrje që policia po lufton krimin dhe tentim për eskalim të situatës” – ka thënë Kurti.

Ai ka bërë me dije që kanë rritur gatishmërinë, duke thënë se janë shtuar kontrollet dhe kufizuar qarkullimi, ku sipas tij, mund të përfshihen edhe ndalesa të qarkullimeve.

“Synimi ynë është te siguria e siguria është të kufijtë” – ka thënë ai.

Tutje, ai ka kërkuar që të lirohen policët teksa ka kërkuar po ashtu nga ndërkombëtarët që ta dënojnë sjelljen e Serbisë.

“Ajo që po na befason është toleranca dhe heshtja e ndërkombëtarëve ndaj veprimeve të Serbisë, e cila vazhdimisht po kërkon destabilizim” – ka thënë ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top