Rregullorja e re e GJKKO kufizon dhe avokatët, mbledh Këshillin Dhoma e Avokatisë

Rregullorja e re e GJKKO-së nuk prek vetëm gazetarët, por edhe avokatët. Me rregulloren e miratuar nga zv/kryetari Erjon Bani, avokatëve nuk do t’u lejohet përdorimi i celularit. Për këtë çështje, Dhoma Kombëtare e Avokatisë do të mbledhë Këshillin Drejtues për të mbajtur një qëndrim. Rregullorja e re është kritikuar në masë nga të gjitha organizatat që mbrojnë të drejtën e informimit, pasi cilësohet si një censurë ndaj misionit të mediave.

Krahas kufizimeve për gazetarët dhe avokatët, rregullorja ka prekur edhe organizimin e brendshëm të sigurisë në GJKKO. Këtë të hënë, brenda ambienteve të gjykatës janë parë efektivë të Gardës dhe Policisë së Shtetit. Rregullorja e re e GJKKO-së është miratuar nga zv/kryetari Erjon Bani dhe parashikon kufizime që prekin gazetarët dhe avokatët, ndërsa ka ndryshuar edhe organizimin e brendshëm të sigurisë në ambientet e gjykatës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top