Rregjistrohen lëkundjet 5.1 ballë në Bursa, dridhet dhe Stambolli

Një tërmet tjetër ka prekur ditën e sotme sërish Turqinë, dukë shënuar një lëkundje të përsëritur brenda pak ditësh. Paraditen e sotme janë ndjerë lëkundje që shkojnë deri në 5.1 ballë në qytetin e Bursës, ku epiqendra është shënuar në Detin Marmara.

Një lëkundje tjetër është shënuar disa minuta më parë nga tërmeti i fortë në të njëjtën vend, dridhje e cila ka alarmuar banorët.

Ali Yerlikaya, Ministri i Brendshëm i Turqisë ka deklaruar se ekipet dhe institucionet menjëherë pas tërmetit janë nisur në gadishmëri në zonë për të parë nga afër terrenet.

“Tërmeti është ndjerë edhe në qytetin tonë. Falë Zotit, ende nuk ka ardhur asnjë raport. Përpjekjet e skanimit po vazhdojnë…Zoti na ruajt nga të gjitha llojet e aksidenteve dhe telasheve”.- tha Guvernatori i Stambollit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top