Një fëmijëri e ndërlikuar, kujdestaria (së bashku me vëllezërit Mary dhe Marcus) kur ishte 7 vjeç, më pas lëvizjet në familje të ndryshme deri në arritjen e moshës madhore. Në momentin kur tashmë kishte kuptuar se futbolli do të ishte jeta e tij. Dhe familja e tij e vërtetë. Mbrojtësi anglez i Juventusit, Lloyd Kelly, rrëfehet në një intervistë për “La Stampa” dhe tregon historinë e tij që nisi përpjetë.
“Kujdestaria është diçka që e mbaj shumë pranë vetes sepse është mënyra se si u bëra i rritur, është mënyra se si unë dhe dy vëllezërit e mi u rritëm për shumë vite. Bëhet fjalë për diçka të mirë që del nga situata negative, shumë të ndryshme nga një fëmijëri ‘normale’ – thotë numri 6 bardhezi –. Unë kam shumë respekt për familjet që janë të gatshme të marrin fëmijë që nuk janë të tyret: mund të kenë një ndikim të jashtëzakonshëm te fëmijët dhe te e ardhmja e tyre”.
Kelly e raporti me Juventus
Kelly më pas pranon se, edhe për shkak të kësaj përvoje jetësore, lidhja e tij me futbollin është shumë e thellë. “Është jeta ime, ka qenë shpërqendrimi im gjatë një fëmijërie të ndërlikuar – shpjegon –. Ka qenë diçka që më ka lejuar të shikoja diku tjetër krahasuar me atë që po më ndodhte, krahasuar me vështirësitë. Ky sport ka pasur një rol shumë të madh në rritjen time dhe në fakt dashuria ime për futbollin është e njëjtë me atë që kisha kur isha 10, 11 apo 12 vjeç”.
Dhe tani “familja” e tij është në Continassa: “Juve është një ambient ku ndihmohemi dhe ndajmë përvoja, kohë dhe emocione – thotë mbrojtësi anglez –. Jetojmë si momente të mira ashtu edhe momente të vështira, në të cilat është edhe më e rëndësishme të jemi të bashkuar dhe kompaktë. Të ndihmojmë njëri-tjetrin”.