Dhunë masive në rrugët e Amsterdam ndaj tifozëve izraelitë të Maccabi Tel Aviv pas një ndeshjeje të Europa Ligës. Me dhjetëra persona janë ndjekur në rrugët e Amsterdamit duke u rrahur përmes një sulmi “të paramenduar” sic e ka quajtur kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një bisede telefonike me kryeministrin holandez Dick Schoof.
Në përgjigje, Schoof deklaroi publikisht: “Sulmet antisemite në Amsterdam janë të papranueshme”. Ndërkohë, zyra e kryeministrit izraelit ka konfirmuar se Netanyahu ka urdhëruar dërgimin e dy avionëve në Amsterdam për të shpëtuar tifozët e Maccabi Tel Aviv, pasi dhuna e ndodhur gjatë natës çoi në dhjetëra arrestime në periferi të një ndeshje futbolli në Europa League.
“Kryeministri ka urdhëruar dërgimin e menjëhershëm të dy avionëve të shpëtimit për të ndihmuar qytetarët tanë”, thuhej në një deklaratë nga zyra e Netanyahu, ku nënvizohej se kryeministri izraelit e konsideron “incidentin mizor me seriozitetin më të madh”.
Policia holandeze mbrojti dhe shoqëroi tifozët izraelitë në hotelin e tyre pas përleshjeve me grupet kundërshtare në dukje pro-palestinezë. Sipas asaj që raportohet nga The Times of Israel, disa tifozë të Maccabi Tel Aviv udhëtuan në Amsterdam për të ndjekur ndeshjen e skuadrës së tyre kundër Ajax (të fituar nga mikpritësit 5-0, red).
Ata treguan se u sulmuan nga njerëz të maskuar, disa prej të cilëve me flamuj palestinezë , duke thirrur “Palestine e lirë”.
Graphic videos
Hundreds of fans of the @MaccabiTLVFC soccer team were ambushed and attacked in Amsterdam tonight as they left the stadium following a game against @AFCAjax.
The mob who targeted these innocent Israelis has proudly shared their violent acts on social media.… pic.twitter.com/R3vRAIKrIG
— Embassy of Israel to the USA (@IsraelinUSA) November 8, 2024
Autoritetet lokale thonë se kanë kryer 62 arrestime në total gjatë ditës. Pesë persona u shtruan në spital.
Policia njoftoi gjithashtu në një postim në X se kishte nisur një hetim të madh për incidente të shumta dhune.
Ministri i ri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar (e bëri betimin gjatë natës para Parlamentit, red.) fillimisht kishte folur për dhjetë tifozë të Maccabi-t që u plagosën dhe denoncoi: ishte një pritë teksa po dilnin nga stadiumi.
Saar “nënvizoi seriozitetin me të cilin Izraeli i sheh sulmet e dhunshme në shkallë të gjerë kundër qytetarëve të tij në Amsterdam” dhe gjithashtu i kërkoi homologut të tij holandez Kasper Veldkamp të lehtësonte transferimin e izraelitëve nga hotelet e tyre në aeroport.