Dy të rritur dhe dy të mitur janë arrestuar të hënën në Upper East Side të New Yorkut në SHBA pasi rrahën ish Guvernatorin e New Yorkut, David Peterson i cili është i verbër. I rrahur ishte edhe djali i gruas së tij, transmeton Gazeta Metro.
40 vjeçari Travor Nurse dhe 34 vjeçarja Diamond Minter u ndalën të premten mbrëma në Second Avenue afër East 96th Street, lajmëroi policia.
Dy të dyshuarit u akuzuan për sulm të shkallës së dytë dhe Travor përballet me një akuzë shtesë për sulm ndaj një personi 65 apo më shumë vjeç, raporton New York Post.
Video has been released showing former New York Gov. David Paterson, who is blind, being beaten with his stepson in Manhattan: pic.twitter.com/DKISbohRWg https://t.co/xHX7tx9sch
— Andy Ngo ️ (@MrAndyNgo) October 9, 2024
2 të miturit e arrestuar njëri 12 vjeçar tjetri 13 akuzohen me sulm të shkallës së tretë./gazetametro.net