Pas eliminimit, Ronaldo foli në studio për lojën e tij.
Ronaldo: Ishte një fazë shumë e çuditshme dhe interesante. Edhe pse kisha informacione nga jashtë, nuk hyra me shpatë në dorë. Vazhdoj me mendimin që aty ka njerëz që hanë bukë kot. I kam thënë Kiarës që të mos ndryshojë. I kam dhënë disa herë sinjale që ajo po ndryshonte sjellje, besoj publiku e ka kuptuar. Një javë kishte jashtë, nuk mund ta merrte aq shumë malli.
Zhaklin: Mua më ka pëlqyer Ronaldo. Do doja që ai të qëndronte më gjatë. I aprovoj deklaratat e tij, mendoj njësoj si Ronaldo.
Arbër: Pate një ndezje.
Ronaldo: Më ndezi nominimi i Nitës. Në optikën time, Luizi më faktorizoi. Sot në një moment, kalon Jori dhe i thotë Kiara, si mund të jetë kaq e bukur kjo vajzë. Mendoj se ka dhe pak xhelozi mes tyre.