Ronaldo ka thyer ligjin arab: CR7 mund të deportohet nga Arabia Saudite

Nuk ka paqe për Cristiano Ronaldo në Arabinë Saudite. Portugezi ka qenë shpesh në qendër të polemikave të shumta për sjelljen e tij në fushë. E fundit, me gjestin në mbyllje të derbit mes Al Hilal dhe Al Nassr. Gjest, që mund të çojë në pasoja të rënda. Në fakt, për CR7 është kërkuar që të arrestohet dhe të dëbohet nga vendi.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

 

Pas humbjes në ndeshjen e rëndësishme ndaj Al Hilal, kampioni portugez Ronaldo u tall nga tifozët. Mbështetësit e rivalëve intonuan brohoritje që lavdëronin Messin. Përgjigja e portugezit ishte e shëmtuar. Ronaldo preku gjenitalet për të fyer tifozët. Një gjest, me të cilin përfundoi në qendër të polemikave nga ana e mediave dhe rrjeteve sociale. Përveç dëmtimit të imazhit, pasojat mund të jenë të rënda. Fyerjet në publik janë të ndaluara me ligj në Arabinë Saudite dhe për këtë arsye, atij mund ti ndërpritet kontrata dhe të deportohet nga vendi arab.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top