Ronaldo Jr zbulon pa dashje rregullin që duhet respektuar në shtëpinë e CR7

Cristiano Ronaldo Jr ka kaluar një ditë në transmetim të drejtpërdrejtë me streamer-in amerikan Rakai në platformën Twitch. Rakai dhe një streamer tjetër, braziliani Tota, e takuan djalin e Ronaldos në Portugali duke nisur udhëtimin me të në makinë. Shumë tema u trajtuan gjatë një dite të filmuar minutë pas minute, nga pushimi i drekës deri në mbrëmje kur të gjithë u ftuan nga CR7 Jr në shtëpinë e tij. Biseda vazhdoi pa probleme derisa amerikani nxorri një fanellë që kishte blerë, atë të Benfikës.

Rakai e veshi megjithëse Junior (i cili kishte veshur fanellën e kombëtares së babait të tij) i thotë: “Jo, nuk është një skuadër e mirë”. Miqtë e tjerë që morën pjesë në këtë ditë shtuan: “Është skuadra më e mirë në Portugali – por Ronaldo Jr nguli këmbë –. Jo, është e dyta, e para është Sporting”. Bëhet fjalë qartësisht për skuadrën e zemrës së babait të tij, ku është rritur si futbollist dhe ku mori fluturimin në futbollin profesionist duke u bërë më pas kampioni që njohim. Cristiano Ronaldo Jr në një moment i kërkon madje Rakait të mos e veshë: “Është një çështje familjare”.


Streamerit Rakai i kërkohet të heqë fanellën
Në mbrëmje kur të gjithë shkuan në rezidencën e Cristiano Ronaldos për të organizuar një ndeshje futbolli në kopsht, Rakait iu kërkua me mirësjellje nga Ronaldo Jr të hiqe atë fanellë që të mund të luante ndeshjen në kopsht. “Vëri çorapet kështu – i shpjegon Ronaldo Jr pasi i dha ato të Portugalisë për të mbuluar mbrojtëset e Benfikës –. Tani po të marr një fanellë të re, po ta sjell”.

Në një moment, kur CR7 Junior largohet, dikush, si duket roja e sigurisë së djalit të Ronaldos, i ripohoi konceptin me mirësjellje djaloshit: “Hiqe këtë, është çështje familjare”. Si të ishte një lloj rregulli i shtëpisë Ronaldo që të mos vishet fanella e Benfikës dhe pa dashje CR7 Junior e zbuloi atë.

pic.twitter.com/jYcaFq1xIn

— ۟ (@bronnessy) July 14, 2025

Streameri mbetet i habitur dhe nuk e kupton pse ishte kaq e rëndësishme të mos vishej fanella e Benfikës, por pranon ftesën për ta hequr. Rakai veshi një fanellë të bardhë dhe të gjithë nisën të luanin në kopsht. Një mbrëmje me një ndeshje futbolli për gati dy orë transmetim që ndërpritet më pas me përshëndetjet përfundimtare nga të gjithë. Gjatë ditës streameri i kishte bërë edhe një pyetje Ronaldo Jr se çfarë mendonte për Yamal dhe krahasimin me babain e tij: “Lamine nuk ka fituar ende asgjë. Është shumë i mirë, por nuk ka fituar ende asgjë”.

Zëri i Dom Vlashit mund të ishte shuar brenda vathës së besimtarëve të vet dhe mund të kishte kaluar edhe pa u vënë re, nëse atë nuk do e kishte rimarë kryeministri Rama duke e trajtuar me përbuzje dhe duke e përgënjeshtruar për deklaratat. Shefi i qeverisë e etiketoi atë thjeshtë si një prift, pa e përmendur me emër, i cili sipas tij si një njeri i zotit nuk duhet të hynte në këtë histori.

Pikërisht këtu qëndron dhe thelbi i reagimit të kryeministrit. Pasi ka asfiksuar mediat e mëdha, pas ka kthyer në lolo OJF- që marrin fonde për të drejtat e njeriut, ai nuk duron dot më asnjë autoritet moral, që të ngrejë zërin për bëmat e tij duke i vënë në diskutim ato. Problemi nuk është te fakti nëse joshja, gënjeshtra e më pas tradhëtimi apo shkatërrimi i pronave të qytetarëve banorëve të Thethit janë të vërteta apo jo, por tek fakti se ç’i duhet një prifti të komentojë këto gjëra.

Por në fakt Dom Vlash Palaj është pikërisht profili i klerikut të angazhuar që nuk qëndron dot pa folur dhe pa vepruar. Si famulltar në katedralen “Shën Shtjefni” dhe përgjegjës i famullisë Zonja e Shkodrës ai ka krijuar prej kohësh lidership në komunitet.

Në predikimet e veta ai fshikullon shpesh politikanët e korruptuar që i konsideron si pjesën më injorannte të këtij populli. Pas arrestimit të Erion Veliajt, pa e përmenduar atë me emër, ai foli me fjalë të forta kundër korrupsionit: “Vëreni këta politikanët tanë. Me këtë situatë që është krijuar, nuk bëjnë gjë tjetër veçse tregojnë çfare jane, dhe më vjen keq për ta, sepse më duken shtresa më injorante dhe më e ulët e popullit shqiptar. Nuk është problemi te ajo që mbledhin, por nxjerrin në pah varfërinë e shpirtit të tyre. Atë mizerien e brendshme. Njerëz të cilët jetojnë vetëm për të pasur diçka dhe shpërfytyrojnë natyrën e tyre duke përfunduar në burg.Thotë Krishti, herët a vonë, çdo gjë do të dalë në dritë. Kanë etje për pushtet të shkretët, prandaj devijojnë. Si nuk doli një të thotë: ‘Kam etje për të shërbyer?”

Edhe në fjalime të tjera para besimtarëve ai nuk i kursen qëndrimet për politikën e ditës. Kur bashkia e Shkodrës filloi të merrej me fasadat e qytetit, sipas modelit të Ramës së viteve 2000, Dom Vlashi i kushtoi një reflektim të gjatë raportit mes anës së jashme dhe dhe thelbitë të punëve që duhen kryer duke pasur hallet e njeriut të pambrojtur në fokus. “Rëndësi ka kujdesi për hallet e atyre njerëzve që jetojnë përtej atyre fasadave në kushte të pa favorshme” e ngriti zërin ai. Një refleksion tjetër është ai për venerimin gati deri në përulje që tregohet ndaj turistëve të huaj që bujtin në Shqipëri gjatë verës, ndërkohë që askush nuk do ti dijë për të moshuartit që rrezikojnë jetën në vapë, pa pasur mundësi as të freskohen për një moment të vetëm.

Qëndrimet e Dom Vlashit nuk kanë të bëjnë vetëm me politikën, por edhe me drejtimin që po merr shoqëria. Në një mjedis ku i thuren lavde magjisë së tregut, etjes për para dhe pasurimit të shpejtë, famulltari i Shkodrës zgjedh të shohë anën tjetër të medialjes, atë se ku mund të çojë pasioni për këta “zota të rrejshëm”.

Pikërisht ky është kundër modeli i asaj me të cilën na ka mëkuar politika e këtyre tre dekadave dhe sidomos periudha e rilindjes. Prandaj dhe Edi Rama qëndron në skajin tjetër të litarit ku gjendet Dom Vlashi. I pari beson tek ruspat, i dyti tek dialogu dhe gjetja e kompromisit. Njëri tek dhuna ndaj banorëve të Thethit, tjetri përpjekja për të kuptuar edhe atë që mund të ketë bërë mëkat. Njeriu i pushtetit tek deviza se vetëm unë kam të drejtë, ai i zotit tek besimi se mbi tokë janë të gjithë të gabueshëm.

Pikërisht kjo diferencë thelbësore e bëri kryeministrin të shpërtheje duke e injoruar si një prift që merret me punë që si takojnë. Sepse në një vend që po e korrupton me shpejtësi, Rama i druhet atyre që mbështeten tek morali. Sepse në një hapsirë ku po i vret të gjitha kundër pushtetet, ky politikan i konvertuar në katolik, nuk do të shihet në pasqyrën e mësimeve të Jezusit. Pikërisht këtë i ofroi Dom Vlash Palaj që mori mbi vete zemërimin e tij.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top