Goditje e rëndë për Juventus, që do të detyrohet të rishikojë planet e tyre financiare për të ardhmen e afërt. Në fakt, ka mbërritur lajmi që nuk do të donin ta dëgjonin në lidhje me padinë mes klubit bardhezi dhe ish-yllit të skuadrës Cristiano Ronaldo.
CRISTIANO RONALDO FITON ÇËSHTJEN
Lajmi që ka ardhur pasditen e sotme trondit drejtuesit e Juventus. Arbitrazhi ka vendosur t’i japë të drejtë portugezin Cristiano Ronaldo për çështjen e pagave të prapambetura. Portugezi pretendonte një shumë prej 19.5 milionë euro dhe tani klubi do të detyrohet t’i paguajë rreth 10 milionë euro, plus interesat. Ky është vendimi i arbitrazhit.
PËR JUVENTUS ËSHTË NJË PROBLEM
Kaosi i pagave, kështu, pa një fund të hidhur për Juventus, që nuk e kishte në plan për ta paguar këtë shifër, e cila ishte objekt i mosmarrëveshjes me ish-lojtarin bardhezi, Cristiano Ronaldo. Një humbje që do t’i kushtojë shumë Juventus në aspektin financiar dhe buxhetor. Klubi tashmë duhet të ndryshojë planet e ardhshme në aspektin financiar dhe ndoshta edhe në merkato.