Ronaldo dëshiron t’i mësojë Mbappé si të luajë te Reali: “Nuk di ta bëjë atë rol”

Cristiano Ronaldo vazhdon aventurën e tij në Arabinë Saudite, por pa e humbur kurrë nga sytë Real Madrid. Lidhja e tij me klubin spanjoll nuk është shkëputur asnjëherë, dhe madje tani ai është i gatshëm të japë këshilla për Kylian Mbappé. Sulmuesi francez e ka pasur të vështirë periudhën e parë në La Liga, por po mundohet të përshtatet për t’u bërë ylli i madh i “Los Blancos”, ashtu siç të gjithë e kishin parashikuar që nga momenti i transferimit të tij.

Në një intervistë për La Sexta, CR7 foli për ecurinë e Mbappé dhe për mënyrën sesi ai mund të adaptohet më mirë te Real. Portugezi është i gatshëm t’i japë këshilla të vlefshme dhe madje t’i mësojë disa sekrete të lojës për ta ndihmuar të shfrytëzojë plotësisht potencialin e tij.

Këshilla e Ronaldos për Mbappé
Cristiano Ronaldo e di saktësisht se çfarë duhet të bëjë Mbappé për të qenë në qendër të projektit të Real Madridit. Ai ka shkëlqyer në atë skenë dhe e kupton se pozicioni i francezit në fushë nuk është ideal për të: “Roli i sulmuesit e komplikon pak situatën për Mbappé, sepse sipas meje ai nuk di të luajë si një ‘9’. Nuk është se nuk di, por nuk është pozicioni i tij natyral”, shprehet Ronaldo. Kjo deklaratë përforcon idenë se Mbappé duhet të përshtatet me një rol të ri, gjë që do të kërkojë kohë dhe përpjekje nga ana e tij.

Cristiano Ronaldo madje ofrohet ta ndihmojë personalisht francezin për të kaluar këtë fazë tranzicioni: “Po të isha te Real Madrid, do t’ia mësoja unë se si të luajë si një ‘9’. Sepse as unë nuk isha sulmues kur shkova atje. U mësova të luaja si ‘9’. Fillimisht luaja si anësor, por njerëzit e harrojnë këtë. Kylian nuk duhet të jetë një sulmues tipik. Po të isha në vendin e tij, do të luaja më shumë siç luaja unë si sulmues”.

Ronaldo lë të kuptohet se Mbappé duhet të ndjekë rrugën që ai vetë bëri te Real, duke kaluar nga një lojtar i krahut në një sulmues që i përshtatet sistemit dhe stilit të lojës së ekipit. Tani mbetet për t’u parë nëse ylli francez do ta ndjekë këshillën e legjendës portugeze.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top