Romeo Veshaj reagon për herë të parë pas përfundimit të BBV

Romeo Veshaj ka bërë reagimin e parë në rrjete sociale pas përfundimit të edicionit të tretë të Big Brother Vip, ku ai doli në vend të tretë.

Në një video mesazh në Instagram ai shpreh falenderim për gjithë mbështetësit të cilët e votuan, teksa shtoi se ata janë fitorja e madhe e tij.

“Përshëndetje si jeni. Sa e çuditshme unë kam një telefon në dorë, e kuptoni, për mua është shumë e çuditshme. Fjeta shumë sot, m’u desh pak kohë që të merrja veten me thënë të drejtën, por kur u zgjova pashë gjithë mbështetjen tuaj edhe ishit shumë. Po e bëj këtë video që t’ju falënderoj nga zemra, ju jam mirënjohës për të gjitha votat që keni dhënë për mua, për gjithë mbështetjen që keni bërë këto 4 muaj e gjysmë për mua. Për të gjithë vlerësimin që më keni dhënë. Realisht ju jeni fitorja ime e madhe. Ju dua fort, ju falënderoj shumë dhe ju puth. Do gjej një formë si t’ju puth të gjithëve. Faleminderit. Love u”, shprehet Romeo.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top