ROMANI “VAJZA ME VIOLINË” I SHKRIMTARIT FLAMUR BUCPAPAJ, NJË RISI NË LETËRSINË TONË Nga Skifter Këlliçi, SHBA

ROMANI “VAJZA ME VIOLINË” I SHKRIMTARIT  FLAMUR BUCPAPAJ, NJË RISI NË LETËRSINË TONË

Nga Skifter Këlliçi, SHBA

Ajo që të bie menjëherë në sy sapo lexon romanin  e shkrimtarit te njohur Flamur Buçpapaj, ‘Donika, vajza me violinë’, është shtjellimi  i ngjarjeve me nje stil te zhdërvjellët, herë dramatik, herë  meditativ, herë humoristik, herë ironik dhe fshikullues, sidomos kur autori  ndalet  në biseda të Ardianit, një nga personazhet kryesore të romanit,  me personazhe te tjera, veçanërisht  me dy përsonazhet e tjera, Donikën dhe Mimozën, të dyja studente në  Akademinee Arteve per muzike,(violinë). Në keto biseda  autori shpreh indinjatën  e thellë për pasojat e rënda që po kalon Shqipëria në fund të viteve

të shekullit të kaluar, e sfilitur dhe varfëruar skajësisht  nga diktatura komuniste dhe nga Sigurimi i Shtetit, një ndër armët e saj gjakatare.

Zakonisht në skalitjen e personazheve  jemi mësuar të njihemi  që në fillim më të dhëna  biografike të tyre, që bëhen me anë digresionesh, të cilat rastis të ngadalesojnë ecurinë e përmbajtjes. Por autori, për ta mënjanuar këtë ngadalsim, në bisedë e sipër i vë një pjesë të këtyre të dhënave biografike në gojën e vetë përsonazheve. Kështu  gjatë bisedave të Ardianit, i cili punon në Shkodër si korrespondent i një gazete që botohet në  Tiranë, me Donikën dhe Mimozën, në  takimin  e tyre të parë  në trenin që shkon nga  Shkodra në Tiranë, është ai që që u rrëfen atyre për veten,si është rritur jetim, ngaqë  babai i tij me origjinë kosovare është arratisur  që andej, është martuar në Shqipëri me një vajzë shkodrane,i zgjënjyer realiteti i hidhur socialist, burgoset nga Sigurimi,vdes, pastaj humbet dhe nënën…Gjithashtu po gjatë këtij takimi edhe Donika dhe Mimoza tregojnë për jetën e tyre që përthyhet nga  ndërhyrjet e autorit duke lënë që rjedha e ngjarjeve të mos bëhet monotone.

Natyrisht, autori gjen rast që të plotësojë vetë  portretet e këtyre përzonazheve  të romanit edhe me  të dhëna të tjera  kështu interesi i lexuesit rritet nga faqja në faqe. Ja një ndërhyrje e tillë:

“Babai  i Donikës  pati vdekur herët, duke e lënë  shumë të vogël atë, ndërsa nëna e rriti dhe e shkolloi. Asaj iu kujtua  çdo gjë nga fillimi. Pas vdekjes së babait, ato e lanë Shkodrën dhe  u strehuan në Tiranë. Nëna gjeti punë si edukatore kopshti. Morën shtëpinë që u përkiste nga trashëgimia  e babait të saj dhe vazhduan jetën  në kryeqytet. Pastaj, dhe atë ua mori shteti  e u dhanë një dhomë dhe një kuzhinë në “Uzinën e Traktorëve”,në Tiranë”,(faqe 120 e romanit).

Element tjetër i rëndësishëm në roman janë  dhe meditimet, kryesisht i Ardianit, të  përdorura natyrshëm  nga autori, i cili shpalos në të to jo vetëm dhunti, të shoqëruara me figuracion të lartë artistik, por, siç do të shohim më pas, edhe elemente nga fusha të tjera tëj jetës, që i gjejmë  vetëm në veprat më të mira  të autorëve tanë .

Duke menduar për Donikën, me të cilën tashmë është i dashuruar, autori shkruan kështu:

‘Uji  do të  shkojë në det, për të çuar mesazhin e dashurisë së tyre. Nga deti në oqean do  ta çonte vala e lumit të bardhë në emër të Erzenit. E kështu  lajmi do bashkonte gjithë oqeanet e dashurisë botërore. Këtu  te ne ka lindur një dashuri,- do thonin valët e lumit. – Dëgjojeni ritmin e zemrës së të dashuruarve. Është tingulli më i bukur tokësor. ..

S’ka tingull ma të bukur! – do thonin edhe yjet, që së shpejti do mbulonin qytetin  e Tiranës.

Dona po e shikonte si e habitur nga ritmi i fjalëve të bukura që tha ai në një minutë. Ajo tundi kokën. Ishte e habitur nga magjia e tij dhe përsëriti dhe një herë dhe më fort: ‘Ardian, të dua! Dhe s’dua të ndahem kurrë nga ti. Zoti të ruajtë dhe të mbroftë!’, (faqe 100).

Ky përshkrim, një prozë e vërtetë poetike, e zbut dhe thyen prozaizmin në  fragmentin të mëposhtëm, që plotëson ato copëza të përshkrimit të historisë së fëmijërisë së Donikës,  të rrëfyera nga autori, që përmenda më sipër.

Por në faqet e këtij romani jo rallë ndeshemi dhe me meditime të karakterit filozofiko-psikologjik, që i japin frymëmarrje më të thellë synimeve që i ka vënë vetes autori, për ta ngritur  edhe më shumë artistikisht veprën e tij.

Po e ilustroj këtë me një shëmbull: Jemi në fillim të viteve 1990-të të shekullit të kaluar. Eshtë përmbysur sistemi komunist dhe është vendosur rendi  demokratik. Ardiani nuk është vetëm shkrimtar shumë i njohur edhe në botë, por njëkohësisht edhe nënkryetar i Parlamentit Shqiptar, i martuar me Donikën. Por atë e kanë rrëmbyer banditë dhe e kanë dërguar në Itali, për ta shndërruar në prostitutë. I ndodhur në Milano me dy shokë të SHIK-ut, Ardiani i dërmuar psikologjisht së bashku me dy shokët  e mësipërm, ndodhet në zyrën një eprori  të policisë së këtij qyteti, i cili, për ta qetësuar, nis t’i shpjegojë:

‘- Do t`ju  prezantoj një psikologun tim. E kam shok dhe është shumë i aftë. Keni nevojë për të. Jeni i tronditur. E kuptoj. Gruaja juaj ka qenë peng bandash dhe s’ju vë faj, sepse edhe kompleksi  ‘i fajit’  ju rëndon, e di. E di që ia keni vënë fajin vetes për çfarë ka ndodhur. E di se është në fushën time i tillë fenomen. E di sepse  kam studiuar raste të tilla. Shpeshherë, njëri nga bashkëshortët që jeton, vret veten nga humbja e të dashurit të vet. Edhe këto ndodhin. Ty të është krijuar përshtypja që je vrasës. Janë simptoma normale. Të tjerëve u krijohet përshtypja që ata e vranë të afërmin e tyre me mosveprimet ose veprimet e tyre dhe dënojnë veten. Pra, është psikologjike. Frojdi e përcakton saktë’. (faqe 291).

Kështu në kapitujt e tjerë të romanit njihemi me kryebanditin e quajtur  Saimir Kaushi, që me banditë të tjerë kanë rrëmbyer Donikën dhe me gomone e kanë dërguar në  Itali dhe e mbajnë skllave në një shtëpi  të fshehtë në një lagje të Milanos. Ai e mban atë peng edhe me një kusht: Në rast se ajo nuk do që të martohet me të, do ta  detyrojë ta bëjë atë pre të mishit të bardhë.

Pas shumë përpjekjesh policia italiane arrin të zbulojë vendndodhjen e Donikës, shpartallon bandën dhe kap Saimir Kaushin, që, më së fundi, pasi ajo është katandisur në gjendje të  mjerueshme, detyrohet të  shtrohet në spital dhe  pas disa ditësh  kurimi më së fundi takohet me Ardianin.

Nuk po zgjatem me tutje, por në vija të përgjithshme kjo është përmbajtja e këtij romani, i cili për mënyrën si autori i ka shtjelluar ngjarjet, me shumë të papritura të përshkruara me ritëm intensiv dhe, veç të tjerash, me dialog shumë të natyrshëm, përbën risi në letërsinë tonë dhe premton se autori ka një të ardhme te sigurtë edhe në lëvrimin e prozës së gjatë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top