Roma, ovacioni drithërues i Olimpico për Jose Mourinho: “Unë do të qendroj këtu”

Nga njëra anë lehtësia për konfirmimin e José Mourinho. Nga ana tjetër goditja e fortë e Tammy Abraham, që u largua nga fusha me një dëmtim të rëndë në gju që do ta mbajë larg fushave për rreth 5-6 muaj. Në fund të ndeshjes së fituar me përmbysje ndaj Spezia, verdhekuqtë garantuan hyrjen në Europa League të radhës. E kështu, trajneri portugez i lejoi vetes një xhiro në fushë, i shoqëruar nga ovacionet e tifozëve. Special One, i prekur emocionalisht, iu përgjigj atyre që e pyesnin nëse do të qëndronte. Gjesti i portugezitishte i pangatërrueshëm: duke treguar tokën dhe duke imituar një elokuente “Unë do qendroj këtu”. Portugezi i jep fund kështu dilemave për të ardhmen e tij, që edhe për një sezon do të jetë në Romë.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Kontrata e Jose Mourinho me Romën skadon në vitin 2024 dhe Mou ka refuzuar ofertën e Chelsea. Portugezi kishte thënë se ai dëshironte të fliste fillimisht me Friedkin. Divorci dukej i sigurtë, sepse në sfond ishte edhe PSG. Është e qartë se, në rast se ai nuk ka siguri për dëshirën e klubit verdhekuq për të krijuar një ekip rivalizues, ai do të largohej. Siguri që siç duket e marrë. Një dalje nga Roma pas dy vitesh dashuri, me trajnerin që fiton 7 milionë neto. Në Paris paga do të ishte sigurisht shumë më e lartë, ashtu si dhe mundësitë e shpenzimeve në merkato. Por ndonjëherë vlen zemra.

https://twitter.com/OfficialASRoma/status/1665472224520749056?s=20

 

Shumë të ndryshme ndjesitë që shoqëruan dëmtimin e Abraham, që për më tepër ishte lojtari në qendër të merkatos. Sulmuesi anglez u largua nga fusha me barelë dhe i përlotur. Në vend të tij u aktivizua Wijnaldum, i përshëndetur me goditje nga Olimpico. Testet që iu nënshtrua ish-sulmuesi i Chelsea gjatë natës konfirmuan atë që të gjithë kishin frikë: “Trauma shembje me dëmtim të ligamentit të majtë të kryqëzuar anterior të gjurit”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top