Roma hipotekon kualifikimin, Liverpool e Bayer të ekzagjeruar: ja rezultatet e Europa League

Të mëdhatë nuk kanë gabuar në mbrëmjen e Europa League, që ka përmbyllur raundin e tretë të tij. Liverpool fiton me goleadë ndaj Toulouse, ashtu si Leverkusen. Sukses thelbësor në Grupin G nga Roma. Skuadra e Mourinhos hipotekon kështu kualifikimin, me 2-0 ndaj Slavia Pragë.

Roma mposhti 2-0 Slavia Pragë, duke mbetur me pikë të plota. Gjithçka ishte e lehtë për verdhekuqtë, të cilët e thyen bllokimin pas 45 sekondash falë një goditje fantastike të Bove, pas një topi të rrëmbyer nga El Shaarawy. Faraoni ishte në formë të shkëlqyer dhe në minutën e 17′ shërbeu vertikalisht për Lukaku, që shkarkoi një të majtë të fuqishme për të dyfishuar epërsinë. Në pjesën e dytë traversa i mohoi egjiptianit një gol të merituar (63′).

Ndeshje e zgjidhur në kohë rekord nga Roma, që ngjitet në krye të grupit me 9 pikë dhe kualifikohet. Bove i dha epërsinë verdhekuqve pas 45 sekondash, pas një presingu efikas nga El Shaaraëy. Egjiptiani ishte frymëzuesi edhe për golin e Lukaku, që nuk i la asnjë shans Mandous. Më pas Roma kontrolloi situatën, çekët u dukën më agresivë dhe Schranz kishte një mundësi të madhe të cilën e shpërdoroi keq. Roma goditi edhe traversën me El Shaarawy, por sidoqoftë 2-0 ishte mjaftueshëm që Mou të festonte.

NDESHJET E TJERA
Në ndeshjet e tjra, sukses i rëndësishëm për Brighton, që likuidon 2-0 Ajax. Vazhdon periudha e errët e holandezëve, më në krizë se kurrë edhe në kampionat. Për Grupin E, Liverpool shkatërron 5-1 Toulouse. Një ndeshje pa histori, edhe me turnoverin e fortë të Reds. Klopp kryeson pa asnjë vështirësi, ndërsa francezët humbën edhe vendin e dytë, pas fitores së Union St.Gilloise, 2-1 ndaj LASK. Befasi në Grupin F, ku në Pire Panathinaikos është mundur 1-2 nga Rennes. Parakalohen grekët në renditje, me francezët që arrijnë kuotën e 6 pikëve në 3 ndeshje. Dominim absolut i Bayer Leverkusen në Grupin H. 5-1 janë imponuar gjermanët ndaj Qarabag, ku Xhixha luajti vetëm 15 minutat e fundit pa lënë gjurmë. Protagonist absolut ishte Wirtz me 1 gol e tre asist dhe Grimaldo me dy gola e një asist.

 

REZULTATET E MBRËMJES
Europa League Group B
Brighton 2-0 Ajax
Europa League Group E
Liverpool 5-1 Toulouse
Union St.Gilloise 2-1 LASK
Europa League Group F
Panathinaikos 1-2 Rennes
Europa League Group G
FC Sheriff 1-1 Servette
Roma 2-0 Slavia Prague
Europa League Group H
Bayer Leverkusen 5-1 Qarabag FK

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top