Roma, grumbullimi e penaliteti: Mourinho mbetet edhe vitin e ardhshëm

Një vend në Champions League për tu arritur, një Europa League për t’u fituar, por që tani shihet drejt së ardhmes. E të gjitha të dhënat çojnë në qëndrimin e Josè Mourinho. Roma tashmë po vendos themelet e para për sezonin e ardhshëm. Duke filluar nga selia e grumbullimit, e cila nuk është aspak e rastësishme. Janë bërë kontakte të shpeshta për të rikthyer ekipin në Algarve korrikun e ardhshëm. Pikërisht destinacioni portugez në oqean ku verdhekuqtë kanë punuar në dy sezonet e fundit. Aty është zgjedhur edhe vendgrumbullimi gjatë pushimeve të Kupës së Botës. Një marrëveshje që në të kundërt do të kushtonte një penalitet të rëndë.

Ndaj edhe vendimi për të vazhduar me Special One, për të respektuar vitin e fundit të kontratës, duket se tashmë është i marrë. Të paktën derisa të vërtetohet e kundërta. Kështu, sepse sezoni tani po fillon dhe muaji prill premton të jetë vendimtar.

Shtatë ndeshje në katër javë që do të mund të japin një sinjal thuajse vendimtar për mundësinë e përfundimit në katër të parët. Sidomos, duke qenë se dy ndeshjet e fundit të muajit do të jenë kundër Atalantës dhe Milanit. Dy skuadra kundërshtare të drejtpërdrejta për Europën që ka rëndësi.

Në një program që nis ndaj Sampdorias, ndeshje që Mourinho nuk do ta drejtojë dot nga pankina, i skualifikuar, por në të cilën spikat mbi të gjitha impenjimi i dyfishtë i çerekfinaleve të Europa League me Feyenoord.

Pas suksesit në Conference League një vit më parë, arritja në një tjetër gjysmëfinale ndërkombëtare do t’u jepte Friedkins siguri të mëtejshme për konfirmimin e Special One. Thelbësore pasi tashmë kanë rezervuar selinë me pamje nga oqeani për verën e ardhshme.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top