Roma gaboi tre herë të njëjtën penallti, Gasperini: “S’kam parë kurrë diçka të tillë”

Gasperini foli pas humbjes së Romës kundër Lille në ndeshjen e dytë të Europa League dhe mbi tre penalltitë e humbura brenda pak minutash u shpreh kështu: “Nuk e di, është me të vërtetë një situatë unike dhe rastësore dhe ndodh shumë rrallë. Ndodhi dhe pa dyshim e komprometoi rezultatin. Skuadra në aspektin e ritmit dha shumë dhe ajo penallti mund të jepte një kthesë pozitive. Pastaj humb dhe sigurisht i sheh të gjitha negative, por ne dalim me ndonjë vlerë më shumë”.

Në fazën finale të ndeshjes në Olimpico ndodhi një episod më unik se i rrallë: jepet një penallti për Romën dhe te pika e bardhë shkon Dovbyk, i cili e sheh goditjen e tij të pritur, por arbitri e bën ta përsëritë për hyrje të parakohshme në zonë. Sulmuesi ukrainas gabon përsëri, por penalltia duhet të përsëritet sërish sepse portieri Ozer kalon vijën e portës. Në këtë moment te pika shkon Soulé, por argjentinasi gjuan në gjysmë lartësi dhe i pritet goditja, duke lënë të pabesueshëm teknikun Gasperini.

Në lidhje me ndeshjen trajneri verdhekuq u shpreh kështu për Sky: “Ndërkohë nuk më ka ndodhur kurrë të humbas 3 penallti në të njëjtën rast. Hymë në disavantazh shumë shpejt dhe i vumë ata në kushtet më të mira për të luajtur. Në fund Roma, pavarësisht gabimeve teknike, bëri një ndeshje me shumë dëshirë dhe ritëm. Luajti duke ndjekur rezultatin deri në fund, lejoi diçka por në Europë kështu është. Nuk ishim të fortë për të shfrytëzuar mundësitë por nga këto ndeshje dilet me diçka më shumë”, e mbylli Gasperini.

Genesio: “Është hera e parë që shoh tre penallti të pritura”
Trajneri i Lille, Bruno Génésio, foli në konferencë për të analizuar ndeshjen dhe u ndal te episodi i tre penalltive të pritura njëra pas tjetrës: “Si dilet nga kjo ndeshje? Dilet të lodhur, e kam provuar tashmë me Lyon këtu në Romë. Një skenar i ngjashëm. Fundi i ndeshjes ishte i vështirë: është hera e parë që shoh tre penallti të pritura. Emocione të bukura, një shpërblim i bukur për djemtë pas humbjeve kundër Lens dhe Lyon. Fitore kemi marrë, por ende nuk kemi bërë asgjë”.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top