Rolling Stones përzënë El Clasico nga Spanja: Barcelona-Real Madrid në Wembley

Për herë të parë në histori, “El Clasico” mund të mos luhet në Spanjë. Prej kohësh drejtuesit e La Ligës kanë kërkuar që një ndeshje mes Barcelonës dhe Real Madridit të zhvillohet jashtë vendit, mundësisht në Shtetet e Bashkuara, për arsye ekonomike dhe për rritjen e dukshmërisë globale. Por këtë herë, për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, përballja e famshme mund të përfundojë madje në Angli. Një rast tepër i rrallë, por mundësia që ndeshja të luhet në Wembley është më reale se kurrë.

Sipas asaj që raporton Daily Mail, stadiumi që pret ekipin kombëtar të Anglisë mund të shërbejë si skenë për përballjen mes dy gjigantëve spanjollë më 11 maj (nëse kalendari nuk ndryshon). Kjo ndeshje mund të jetë vendimtare për fatet e kampionatit, por aktualisht Barcelona nuk ka një stadium të përshtatshëm ku të presë Blancos. Kjo situatë ka shtuar gjasat për një zhvendosje jashtë vendit, siç është propozuar prej vitesh në Spanjë. Ajo që e bën edhe më të çuditshme këtë çështje është fakti që ndryshimi i stadiumit është shkaktuar nga një koncert i Rolling Stones, të cilët së fundmi kanë shpallur turin e tyre të ri evropian. Një ironi e fatit për Barcelonën, që vitin e kaluar luajti kundër Real Madrid me logon e grupit legjendar në fanella.

Barcelona-Real Madrid mund të transferohet në Wembley
Është e vërtetë që atmosfera e La Liga nuk përputhet me atë të Londrës, por për herë të parë në histori një ndeshje e kampionatit spanjoll mund të luhet në Wembley. Më 11 maj, data kur Barcelona pritet të presë Real Madrid, mbetet ende e paqartë në cilin stadium do të luhet. Aktualisht, Barcelona po luan në Montjuic, pasi “Camp Nou” është në proces rinovimi. Katalanasit shpresonin se stadiumi i tyre do të ishte gati deri në maj, por me shumë gjasë projekti prej 1.5 miliardë eurosh nuk do të përfundojë në kohë.

Alternativa e vetme është që Barcelona të qëndrojë në Montjuic deri në fund të sezonit, por edhe këtu lind një problem. Kontrata e tyre me stadiumin përfundon në fund të prillit, dhe një zgjatje duket e vështirë. Në këtë pikë hyjnë në lojë Rolling Stones: Stadiumi Olimpik përdoret zakonisht edhe për koncerte dhe ngjarje të tjera. Pikërisht aty grupi legjendar i udhëhequr nga Mick Jagger do të hapë turin e tyre evropian më 10 maj dhe do të performojë sërish më 14 maj, sipas datave të fundit të zbuluara.

Kjo do ta bënte të pamundur organizimin e tre ngjarjeve kaq të rëndësishme brenda pak ditësh. Duke qenë se kontrata e Barcelonës do të ketë përfunduar, një zgjatje momentalisht duket shumë e vështirë. Në këtë situatë, hapet mundësia për një “Clasico” jashtë kufijve spanjollë. Aktualisht, skenari më i mundshëm është Wembley, megjithatë Barcelona ende shpreson që “Camp Nou” të jetë gati për një ndeshje kaq vendimtare.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top