Rodrygo i shkruan një mesazh në WhatsApp për Mbappé e shokët e tjerë të Real: e detyruan ta fshijë

Rodrygo u detyrua të fshinte një mesazh në WhatsApp në të cilin fliste për Kylian Mbappé dhe shokët e tjerë të Real Madrid. Sulmuesi brazilian iu desh ta fshinte tekstin e shkurtër ku i referohej rëndësisë që i jepej lojtarëve të tjerë të Casa Blanca dhe jo atij: një situatë që nuk ishte pritur mirë brenda dhomës së zhveshjes dhe në mjedisin merengues.

Në dy daljet e para zyrtare të sezonit, Real Madrid arriti një barazim në La Liga, 1-1 në Mallorca me golin e Rodrygo dhe fitoren e Superkupës së Europës kundër Atalantës, 2-0 në Varshavë me golat e Valverde dhe Mbappé.

Katërshja sulmuese e përbërë nga Vinicius Junior, Rodrygo, Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham është një nga të panjohuras e mëdha për skuadrën e Carlo Ancelotti këtë sezon. E tashmë në ndeshjen në Mallorca u vunë re disa vështirësi në ekuilibër. Vetë Bellingham në pushim i kërkoi shokëve të skuadrës për të përfunduar veprimet e tyre për të shmangur vrapimin “e vështirë” prapa.

RODRYGO U DETYRUA TË FSHIJË MESAZHIN
Rodrygo përfundoi në qendër të kësaj çështje për një mesazh në WhatsApp, i cili më vonë u fshi. Këtë e ka zbuluar Mario Cortegana i The Athletic, i cili ka publikuar fjalët e 23-vjeçarit brazilian për rëndësinë e skuadrës, më shumë se e tre shokëve të tij më të famshëm.

Hej djema, rezultati i djeshëm nuk ishte ai që donim. Në La Liga, çdo pikë bën diferencën në fund. Jam i kënaqur me golin dhe rritjen e ekipit. Javën e kaluar folën për treshen Bellingham, Mbappé dhe Vini (BMV), por ata do të duhet të shtojnë ‘R’ për Rodrygo në atë akronim. Kemi katërshen sulmuese dhe pjesën tjetër të skuadrës, secila ka rëndësinë e saj në ndeshje dhe do të tregojë vlerën e saj në turnetë e ndryshëm në të cilat do të marrim pjesë. Do të jetë një javë e ngarkuar deri në ndeshjen e radhës në Bernabeu.

Mesazhi ngjalli polemika dhe u fshi, por në ambientin e Real Madrid ka disa gjëra për të sqaruar për të mos lejuar që ‘Dream Team’ i ëndërruar nga Florentino Perez të bëhet pjesa e dytë e sagës Galacticos.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top