Rodri shpërthen në fyerje pas humbjes me Skocinë: “Mënyra e tyre e të luajturit është një shpifësi”

Rodri shpreh gjithë mosaprovimin e tij për humbjen në Skoci, në intervistën pas ndeshjes. Me këtë disfatë, Spanja sheh të ndërlikohet rruga e saj drejt kualifikimit në Euro 2024. Pas fitores ndaj Norvegjisë, Spanja pësoi humbjen 2-0 në Skoci me një dygolësh nga mesfushori i United, Scott McTominay. Kapiteni i iberikëve, Rodri Hernández, nuk e pranon aspak humbjen. Sipas tij, qëndrimi i mbajtur në fushë nga skocezët ishte penalizues. Pas ndeshjes ai pranoi për Optus Sport: “Është mënyra e tyre e të luajturit dhe duhet ta respektojmë, por unë e konsideroj atë një shpifësi”. Lojtari i Manchester City vazhdoi akoma: “Gjithmonë humbnin kohë, të provokojnë, rrëzohen. Për mua ky nuk është futboll. E nëse arbitri nuk thotë asgjë… Të humbasësh kështu ishte pak zhgënjyese”.

Pasi ka reflektuar për stilin e lojës së Skocisë, Rodri shtoi: “Ata bënë një ndeshje të mirë, kushtet në fushë sigurisht nuk janë një faktor lehtësues. Ne jemi ata që duhet të ishim përshtatur. E të luash kundër kundërshtarëve që tërhiqen dhe mbrohen bëhet e vështirë. Sa për ne, jemi në fillim të një rrugëtimi. Ne të gjithë fitojmë dhe humbasim së bashku”.

REAGIMI I CASILLAS: NUK KUALIFIKOHEMI
Humbja e Selecciòn të udhëhequr nga Luis De la Fuente shkaktoi natyrisht edhe polemika. Ish-portieri Iker Casillas shkroi një postim në Tëitter: “Spanja ishte qumësht të shtunën. Askujt nuk i kujtohej Luis Enrique. Sot trajneri ishte një katrahurë. Spanja ishte një fatkeqësi. Ata nuk do të kualifikohen në Kampionatin Evropian. E sapo kemi filluar”.

 

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top