Robinho në burg mëson se Neymar ka goditur djalin e tij me shuplakë: reagon shumë keq

Robinho ndodhet në burg, duke vuajtur një dënim përfundimtar prej 9 vitesh në Brazil për përdhunim në grup. Lajmi për përplasjen mes djalit të tij, Robinho jr, dhe Neymar (të dy luajnë te Santos) ka mbërritur edhe në burg. Pas hekurave lajmet përhapen shpejt, dhe ish-futbollisti ka reaguar shumë keq kur ka mësuar çfarë kishte ndodhur gjatë një stërvitjeje: përplasja verbale, konflikti që degjeneroi dhe agresioni ndaj djalit të tij, i shtyrë dhe goditur me shpulla pasi kishte kaluar me driblim ish-yllin e Seleçao.

“Thellësisht i indinjuar”, kështu e kanë përshkruar mediat braziliane gjendjen e tij shpirtërore, ndërsa ai nuk mund të bëjë asgjë pasi është në qeli. Robinho dhe Neymar kanë qenë shokë skuadre te Santos dhe së bashku fituan Copa do Brasil në 2010; miqësia e tyre vazhdoi edhe më pas, pavarësisht rrugëve të ndryshme në karrierë. Të mësuarit e asaj që i ndodhi djalit të tij nga “dora” e ish-shokut i ka shkaktuar irritim të madh.

Çfarë ndodhi gjatë stërvitjes së Santos
Ngjarja do të kishte ndodhur gjatë një seance stërvitore në qendrën sportive të Santos. Gjithçka do të kishte nisur pas një aksioni loje ku Robinho Jr. do të kishte kaluar Neymar me driblim. Një gjest që do ta kishte irrituar kapitenin, i cili i kërkoi të riut “të qetësohej”. Nga ai moment situata degjeneroi shpejt: fillimisht një përplasje verbale, më pas kontakt fizik mes të dyve. Sipas disa rindërtimeve, ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG reagoi më ashpër nga sa pritej, duke goditur dhe rrëzuar sulmuesin e ri gjatë përplasjes. Ndërhyrja e shokëve të skuadrës i dha fund zënkës.

Ndjesa e Neymar dhe reagimi i familjes
Pas ngjarjes, Neymar pranoi se kishte tepruar, i kërkoi falje drejtpërdrejt Robinho Jr., duke e kontaktuar në telefon për të sqaruar situatën, dhe më pas edhe familjes së tij. Falje të pranuara dhe çështje e mbyllur, për të rikthyer qetësinë në dhomën e zhveshjes? Jo, për shkak të qëndrimit më të ashpër të Robinho senior dhe dëshirës së familjes për të shkuar deri në fund dhe për t’i kërkuar llogari klubit për atë episod. Çfarë kërkojnë? Kërkimfalje publike, publikimin e pamjeve të atyre momenteve dhe diskutim edhe për një prishje të mundshme të kontratës që skadon në dhjetor 2031.

Stafi i Robinho Jr. ka dërguar madje një paralajmërim ndaj Santos duke kërkuar masa konkrete. Klubi ka nisur një hetim të brendshëm dhe po vlerëson masa disiplinore.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top