Robinho abuzoi me shqiptaren: u dënua 9 vjet burg, por mund të dalë pas 11 muajsh

Avokatët e ish-futbollistit të Milan Robinho do të provojnë të kërkojnë një ulje të dënimit dhe kalimin në një regjim gjysmë-lirie. Këto janë lajmet e fundit që vijnë nga Brazili për ish-futbollistin, i cili është dënuar me 9 vite burg për një përdhunim në grup të kryer në vitin 2013 ndaj një shqiptareje. Dënimi është dhënë nga gjykatat italiane dhe është i paapelueshëm, por ekipi i tij ligjor ka një strategji për ta nxjerrë nga burgu pas vetëm 11 muajsh.

Sipas raportimeve të Globo, avokatët do të kërkojnë një rishikim të vendimit, duke argumentuar se ekzistojnë dallime të mëdha mes legjislacionit italian, i cili e ka dënuar, dhe atij brazilian, ku po vuan dënimin. Robinho ndodhet aktualisht në burgun P2 Dr. José Augusto Cesar Salgado në Tremembé II, i njohur edhe si “burgu i të famshmëve”, pasi aty mbahen persona që kanë kryer krime që kanë tronditur opinionin publik në Brazil.

Avokatët e Robinhos kërkojnë regjimin e gjysmë-lirisë
Rreth një vit më parë, ish-lojtarit iu mohua liria me kusht dhe reduktimi i dënimit, i cili mbetet 9 vjet, në përputhje me ligjin italian. Megjithatë, duke qenë se Robinho është dënuar në Itali, por po e vuan dënimin në Brazil, avokatët e tij duan të shfrytëzojnë këtë fakt për të ndryshuar kushtet e tij, duke kërkuar që ai të kalojë në regjim gjysmë-lirie pas vetëm 11 muajsh burgim. Pavarësisht se apelimet e mëparshme janë refuzuar, më 13 mars avokatët do të paraqesin një kërkesë për rishikim në Gjykatën e Posaçme.

Sipas mediave braziliane, mbrojtja e ish-futbollistit Robinho do të kërkojë që dënimi i tij të modifikohet dhe reduktohet në minimumin e lejuar nga ligji brazilian, që është 6 vite burg në gjysmë-liri. Kjo do të thotë që ai mund të kalojë disa orë jashtë burgut dhe të kthehet vetëm gjatë natës.

Në Itali, dënimi minimal për një rast të tillë është 8 vite, ndërsa në Brazil kufiri minimal është 6 vite, pra dy vite më pak. Avokatët e tij synojnë të përdorin këtë diferencë për të siguruar një ulje të dënimit dhe për ta nxjerrë atë nga burgu sa më shpejt.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top