Robert De Niro reagon ndaj humbjes së nipit

Robert De Niro ka folur pas ndarjes nga jeta të nipit të tij, Leandro De Niro Rodriguez.

Në një deklaratë të lëshuar për ET të hënën, aktori shprehu pikëllimin e thellë për humbjen. “Jam thellësisht i lënduar nga ndarja nga jeta e nipit tim të dashur Leo,” tha Robert. “Jemi shumë mirënjohës për të gjitha ngushëllimet . Kërkojmë që të na jepet privatësia në këtë situatë të vështirë.”

Në një postim emocionues në Instagram, Drena ka nderuar djalin e saj të ndjerë. Leandro thuhet se ishte 19 vjeç në kohën e vdeekjes së tij.

“Engjëlli im i bukur i ëmbël. Të kam dashur pa fjalë apo përshkrim që nga momenti që të ndjeva në bark. Ti ke qenë gëzimi im zemra ime dhe gjithçka që ka qenë e pastër dhe e vërtetë në jetën time. Nuk di si të jetoj pa ty, por do të përpiqem të vazhdoj dhe të përhap dashurinë dhe dritën që më ke bërë të ndjej duke u bërë mamaja jote”, ka shkruar ajo. “Ti ishe thellësisht i dashur dhe i vlerësuar dhe uroj që vetëm dashuria të të kishte shpëtuar.Më vjen shumë keq foshnja ime, më vjen shumë keq. Pusho në paqe dhe parajsë të përjetshme djali im i dashur.

Lajmi për vdeekjen e Leandros vjen gati tre muaj pasi aktori “About My Father” mirëpriti vajzën Gia Virginia Chen-De Niro me të dashurën Tiffany Chen. Gia është fëmija i tij i shtatë. De Niro ndan fëmijët e tij të rritur, Drena, 51 vjeç dhe Raphael, 46, me ish-gruan Diahnne Abbott, si dhe djemtë binjakë 27-vjeçarë, Aaron dhe Julian, me ish të dashurën Toukie Smith. Ai gjithashtu ndan djalin Elliot, 25 vjeç dhe vajzën Helen, 11 vjeç, me ish-bashkëshorten Grace Hightower.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top